Connect with us

Kronike

Mjeti i drejtuar nga minorenët fluturojnë jashtë rruge, njëri pëson lëndime në kokë

Edhe pse minorenë, tre djem të moshave 13 dhe 14 vjeçare, nuk i ka penguar për të drejtuar një automjet tip Benz. Mbrëmjen e sotme, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një përrua.

Për pasojë, adoleshentët A.D-14 vjeç. F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç, kanë mbetur të plagosur njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit si dhe një ambulancë, e cila ka transportuar minorenët në urgjencën e spitalit të qytetit. 14-vjeçari me iniciale A.D., është në gjendje më të rënduar shëndetësore dhe sipas bluzave të bardha, është i intubuar ndërsa dyshohet për goditje të rëndë në kokë.

Advertisement