Pinknews
Modelja 90-vjeçare pozoi nudo, Berisha: U dashurova
Fotografi i famshëm shqiptar, Fadil Berisha në një lidhje me skype në emisionin “S’e luan topi” tregoi disa detaje nga eksperienca e bashkëpunimit me modelen 90-vjeçare Carmen Dell Orefice.
Ai u shpreh se ajo ajo nuk duket si një 90-vjeçare, pasi ka një energji të papërshkrueshme.
“U dashurova me energjinë edhe punën e saj, kontrata erdhi në atë moment dhe ajo nuk ishte plakë, në projekt futëm edhe një fytyrë shqiptare. Më bëhet zemra mal kur shikoj fytyra shqiptare në billbordet e botës. Mosha është veç numër se energjia e saj është shumë e re. Kisha pak frikë, aty futa edhe Eraldën vajzën shqiptare, se nëse nuk u pëlqente e moshuara, të merrnin vajzën e re. Pyeta vajzën time për dy fotot dhe më tha që vajza shqiptare është shumë e bukur, por kjo plaka është shumë cool. I thash Carmenit se nuk po shoh moshën por energjnë tënde“, tha Berisha.
Kujtojmë se fotoja Dell Orefice gjysmë nudo e shtrirë në shtrat me një mbulesë të bardhë ka bërë xhiron e botës dhe ka qenë kryefjala e mediave botërore.