Aktualitet
Monika Kryemadhi shkon tek inceneratori i Tiranës dhe ngre dronin
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Krymadhi ka qenë sot në territorin e inceneratorit të Tiranës, ku siç shprehet ajo është një hapësirë prej 15 hektarësh dhe ku ndërtimi është pa leje.
Kryemadhi, e cila ka ngritur edhe një dron në këtë pjesë të territorit thotë se janë zhdukur liqenet, ndërsa toka është kthyer në mal.
“Unë jam në mesin e ndërtimit pa leje të inceneratorit të Tiranës. Në atë hapësirë prej 15 hektarësh, e cila është ndërtim pa leje dhe janë liqene të zhdukura të kthyer në tokë dhe tokë e kthyer në mal”, shprehet Monika Krymadhi.
Kryemadhi firmosi të hënën (12 dhjetor) një shtesë padie për inceneratorin për të cilën tha se do ta depozitojë në SPAK.
Për ish-kryetaren e LSI, aktualisht deputetet e PL, kompanitë e ndërtimit u detyruan nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj të dërgojnë inerte tek inceneratori, por këto mbetje janë depozituar në zonën për rreth duke shkatërruar pyllin dhe liqenin që sipas saj ishte në këtë zonë.