Politike
Morën mijëra vota por mbeten jashtë Kuvendit/ Ja EMRAT më të votuar të kandidatëve të PD-së

23 kandidatë të Partisë Demokratike, kanë marrë votë maksimale në qarqet e tyre, por kanë mbetur jashtë Parlamentit për shkak të numrit të vogël të mandateve që ka marrë PD.
Sipas rezulatetev në Dibër, Xhemal Gjunkshi, ka amrrë 5693 vota, duke u renditur i pari në listën e hapur, por nuk do të jetë në Parlament në shtator, pasi PD-ja mori vetëm dy mandatet e listës së mbyllur.
Gjithashtu edhe në Durrës ku aktivisti Aulon Kalaja mori 7069 vota, duke u renditur i dyti i listës së hapur, pas Arjan Ndojit. Edhe ai mbeti jashtë Kuvendit, pasi PD mori vetëm një mandat në listën e hapur.
LISTA E KANDIDATËVE
BERAT
Parid Mahmutaj 7171
Lefter Maliqi 4801
DIBËR
Xhemal Gjunkshi 5693
Përparim Spahiu 5505
DURRËS
Aulon Kalaja 7069
Andia Ulliri 5198
ELBASAN
Qani Xhafa 5958
Ilirjan Alliu 4848
FIER
Gentian Çela 7080
Silva Hasaj 4414
GJIROKASTËR
Alma Kore 3569
Arben Ristani 2881
KORÇË
Kristiano Koçibelli 5213
Andrea Mano 4845
KUKËS
Isuf Çelaj 7060
LEZHË
Aleksandër Lala 4217
SHKODËR
Ted Kopliku 6148
TIRANË
Ilir Alimehmeti 13139
Ilir Metaj 5660
Asllan Dogjani 5125
Myslim Murrizi 4188
VLORË
Petraq Gjikuria 3533
Artan Liçaj 3352

