Connect with us

Politike

Morën pjesë në zgjedhje/ KQZ shpërndan kompensimin financiar prej 12 mln lekë për partitë e reja

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shpërndarë sot kompesimin financiar pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura me 11 maj 2025 për partitë e reja.

Katër parti të reja, Lëvizja BASHKË e udhëhequr nga Arlind Qori, Nisma Shqipëria Bëhet e udhëhequr nga Adriatik Lapaj, Partia Mundësia e udhëhequr nga Agron Shehaj dhe “Partia Koalicioni Euroatlantik e udhëhequr nga Lulzim Basha të cilat ishin pjesë e garës zgjedhore kanë marrë në total 12.7 milionë lekë, në varësi të votave që ato kanë arritur të sigurojnë.

Partia e Shehajt do të përfitojë 4.6 milionë lekë, partia e Lapajt do të marrë 3.8 milionë lekë, ndërsa partia e Qorit do të marrë 2.3 milionë lekë. Gjithashtu Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës, 1.9 milionë lekë pavarësisht se nuk arriti të siguronte asnjë mandat deputeti në Kuvendin e ri.

KQZ shprehet se partitë e reja nuk kanë përfituar fonde nga shteti si paradhënie për fushatën elektorale dhe për këtë arsye do të përfitojnë kompensim paszgjedhor. Kushti që partitë të marrin kompensim është që duhet të kenë jo më pak se 1% të votave të vlefshme në gjithë vendin. Vlera e një vote është 94 lekë.

Në legjistalurën e XI-të parlamentare, Partia Mundësia ka siguruar 2 vende, Partia Lëvizja BASHKË dhe Kualicioni Nisma Shqipëria Bëhet nga 1 deputet secila

Advertisement