Connect with us

Kosova

Mos guxo ta pranosh këtë gjë/ Kurti paralajmërohet në prag të takimit me Vuçiç

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se takimet e diplomatëve evropianë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçic, do të nisin të enjten prej orës 09:00.

Në këtë takim pritet të diskutohet për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, të arritur në shkurt, dhe më pas për çështjet aktuale.

Deputeti shqiptar, Nikollë Camaj komentoi dialogun Kosovë-Serbi dhe kritikoi qasjen e ndërkombëtarëve ndaj këtyre bisedimeve.

Ai tha se Beogradi po përkëdhelet padrejtësisht nga Perëndimi dhe po ndëshkohet viktima Kosovë

Po ashtu, Camaj kërkoi nga Albin Kurti të mos e pranoj assesi Asociacionin, dhe se çështjen e pakicës serbe ta zgjidh sipas standardeve evropiane.

Madje, ai përmendi disa çështje që kryeministri Kurti do duhej t’i parashtronte në Bruksel, në tavolinën e bisedimeve me Vuçicin.

“Qeveria Kurti do të duhet të pranojë bisedime vetëm për vendosjen e kufijve. Para se të flitet për njohje reciproke, po ashtu do të duhej të zgjidhet çështja e personave të humbur dhe që Serbia të pranojë krimet e luftës dhe përgjegjësinë për dhunimet. Pastaj, në kuadër të bisedës për njohje reciproke të flitet edhe për nivelin e të drejtave të pakicës serbe në Kosovë. Por, Kosova nuk guxon të pranojë instalimin e një entiteti serb, të tipit të Bosnjës” – u shpreh Nikollë Camaj

Advertisement