Connect with us

Pinknews

“Mos na bëhet xheloz Bardhi”/ Sara përqafohet me ish-in tjetër që i hyri në shtëpi

Producenti Silvi Forte, banori më i ri që i është bashkuar BBV3 ka filluar një afrimitet me Sarën.

Para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Silvi është shprehur për “Fan Club” se me Sarën njihen nga jashtë dhe do dalin fotot. Deklarata e tij ka hedhur dyshime se ata kanë përjetuar një lidhje dashurie mes tyre më hërët, por kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.

Ditën e sotme ata kanë zhvilluar një bisedë së bashku në oborr, ku Silvi i thotë se e do patjetër brenda në shtëpi, ndërkohë që Sara e përqafon.

Silvi: Unë ty të dua në shtëpi.

Sara: Përqafime. Faleminderit.

Silvi: Mos na bëhet xheloz Bardhi.

Sara: Jo, jo.

Silvi: Ty të dua në shtëpi edhe pse kam pasur më shumë komunikim me 3 banorë të tjerë.

Sara: Me mua e ke gjithmonë derën të hapur. Unë mund të mos vij e para vetë, por nuk të pres me këmbët e para kur ti vjen.

Silvi: Ngaqë jeni dhe çift…

Sara: Unë dhe Bardhi nuk e kemi farë këtë gjë.

 

Advertisement