Connect with us

Bota

Mos tju gënjejë mendja, s’ka shtet palestinez/ Netanyahu: Po shpërbleni terrorin e Hamasit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi të dielën se “nuk do të ngrihet asnjë shtet palestinez”.

“Përgjigja ndaj përpjekjes së fundit për të imponuar një shtet terrorist në zemër të tokës sonë do të jepet pas kthimit tim nga Shtetet e Bashkuara”, reagoi ai pasi disa vende njoftuan zyrtarisht njohjen e një shteti palestinez.

Netanyahu iu drejtua udhëheqësve botërorë që njohën shtetin palestinez pas sulmeve të 7 tetorit: “Ju po i jepni një shpërblim të madh terrorit. Dhe kam një mesazh tjetër për ju: kjo nuk do të ndodhë. Nuk do të ngrihet asnjë shtet palestinez në perëndim të lumit Jordan”.

Netanyahu theksoi se për vite me radhë ka penguar krijimin e këtij “shteti terrorist”, pavarësisht presionit të madh brenda dhe jashtë vendit.

“E bëmë këtë me vendosmëri dhe me mençuri diplomatike. Për më tepër, kemi dyfishuar numrin e vendbanimeve hebreje në Judea dhe Samaria – dhe do të vazhdojmë në këtë rrugë”, theksoi ai.

Advertisement