Kosova
Mos urinoni në pragun e derës së NATO-s dhe BE-së/ Leksioni i ambasadorit amerikan për Qeverinë e Kosovës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeff Hovenier ka kritikuar qasjen e deritanishme të Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti ndaj partnerëve ndërkombëtarë, duke ilustruar pikëpamjen amerikane nëpërmjet një thënie të urtë: Gjyshi im ka thënë se nëse dëshiron të bëhesh pjesë e një klubi, atëherë mos urino në pragun e asaj dere”
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës përpiqet – në menyrë deklarative – të avancojë axhendën euroatlantike, duke “konfimuar” përkushtimin e vendit ndaj Bashkimit Evropian dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), ajo është kritikuar vazhdimisht nga SHBA-ja, BE-ja e NATO-ja për shkak të veprimeve të pakoordinuara e të njënashme.
“Nuk e shoh se si mund të bëhesh anëtare e BE-së pa bashkërendim me të gjitha shtetet anëtare te Unionit apo si mund të bëhesh anëtare e NATO-s pa bashkërendim me shtetet anëtare të Aleances?! Duhet t’i bindësh ata dhe ne dëshirojmë të ndihmojmë në gjithe kete”, ka nënvizuar ambasadori amerikan duke theksuar: –
“Ajo çfarë dua të them është se ne duam të përkrahim Kosovën në rrugën euroatlantike. Kemi bërë shumë për të avancuar në këtë. Ne duam të ndihmojmë. Presim që çdo qeveri e Kosovës të na japë argumentet më të mira ne lidhjem em sa me siper ne menyre qe ne ti perdorim si municione te bardha në bisedime me partneret”.
Duke folur për procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, ambasadori amerikan ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi të veprojnë në përputhje të plotë me të gjitha obligimet që burojnë nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, dhe gjithashtu, ta marrin seriozisht procesin e lehtësuar nga BE-ja.