Politike
Mosbetimi i Belerit/ Dule: Demokracia, shteti i së drejtës janë në rrezik
Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule ka deklaruar se sot u bë një njollë e zezë për demokracinë, pasi Fredi Beleri po mbahet në burg. Gjatë një deklarate për mediat, Dule ka theksuar se ligji është Maliqi i Ramës. Ndërkohë që ka shtruar se ata do t’i shkojnë në fund çështjes Beleri dhe se ai ka për të triumfuar.
“E mbajnë në burg pa ju dhënë e drejta kushtetuese për të marrë përsipër atë që i ngarkoi sovrani kreun e bashkisë së Himarës. As të lexojnë vendimin e gjykatës së Faktit për Vlorën nuk pritën. E kuptoni e shikoni dhe të gjithë bashkëqytetarët le të nxjerrin konkluzionin. Kjo ishte një njollë e zezë për demokracinë, për shtetin e se drejtës parimet dhe vlerat europiane. I është dhënë vlefshmëri nga gjykata e Faktit. Nuk ka asnjë rol këshilli bashkiak. Ishte leximi i vendimit të vlefshmërisë së mandatit. Vërtetë ka ligj thotë Rama, po unë kam ligjin tim… është Maliqi i Ramës dhe ne ligjin do ta përballojmë si Maliqi. Ne do të vazhdojmë politikisht betejën tonë në të gjitha instancat brenda dha jashtë vendit. Demokracia, shteti i së drejtës janë në rrezik dhe po nuk e kuptuam tani nesër do të jetë vonë. Jemi në fazën e pushtimit të sovjetëve. Kontribuoni në ndërgjegjësimin e qytetarëve. Është frymëzim për të gjithë qytetarët e Himarës. Ne do t’i shkojmë deri në fund Belerit, ka fituar dhe në fund do të triumfoje. Jemi krenar që kontribuojmë për demokracinë,” tha Vangjeli.