Connect with us

Bota

Mossadi i përfshirë në luftë/ Pesë sulme me makina-bombë në Teheran, individë të synuar

Pesë sulme të synuara thuhet se kryen sot në Teheran duke shpërthyer makina me telekomandë.

Kjo u raportua nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve “Irna”, sipas së cilës sulmet do kishin synuar individë të paspecifikuar dhe do të ishin kryer nga agjentë të Mossadit që veprojnë brenda territorit iranian.

Për momentin nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane dhe as detaje mbi identitetin e viktimave apo rezultatin e sulmeve.

Katërmbëdhjetë shkencëtarë bërthamorë iranianë të vrarë në sulmet izraelite

Siç raportohet nga Reuters, të paktën 14 shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë në sulmet izraelite, përfshirë me makina-bombë, që nga e premtja.

Advertisement