Connect with us

Kronike

Motori del nga rruga, shoferi përfundon në spital (DETAJET)

Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në fshatin Grykë, Fier.

Një 25-vjeçar duke drejtiar motorin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur. Për rrjedhojë shoferi është lënduar dhe është transportuar në spital.

Njoftimi i policisë

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në fshatin Grykë, Fier, shtetasi G. G., 25 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes nga rruga

Advertisement