Connect with us

Sport

Moviola e Shqipëri-Spanjë/ Ja ku u tregua cinik me kuqezinjtë arbitri suedez, Glen Nyberg

Arbitri suedez, Glen Nyberg, nuk vendosi rezultatin e ndeshjes, por në disa raste u pa që ai kishte një tendencë “kundër” kuqezinjve, si në rastin e kartonit të verdhë të Bajramit për simulim, kur faulli qëndronte.Ja disa nga episodet e diskutueshme të ndeshjes.

13’ Ka dyshime për pozicion jashtë loje në rastin e golit të Ferran Torres. Pamjet më pas tregojnë se Mitaj mban në lojë sulmuesin spanjoll me majën e këmbës. Vërtet i pafat mbrojtësi kuqezi.

32’ Manaj kërkon një faull në kufijtë e zonës spanjolle, teksa mbahet nga një mbrojtës kundërshtar, por Nyberg vazhdon lojën.

90+1’ Medon Berisha kërkon penallti pas një rrëzimi në zonën spanjolle. Pamjet tregojnë se ka një kontakt mes tij dhe mbrojtësit spanjoll, por arbitri vazhdon lojën dhe as VAR-i nuk ndërhyn në këtë rast.

Advertisement