Connect with us

REAGIM

Muralja në QS/ Reagon pastori: Djallëzore

TIRANË– Pastori Paulin Vilajeti ka komentuar muralen në Qytetin Studenti, e cila ka shkkatuar mjaft polemika. Ai tha se muralja është ‘helmuese’, kundër fesë dhe provokuese. Sipas tij, personazhi në murale është pjesë e komunitetit LGBT+ dhe sipas Vilajetit, kjo është djallëzore.

“Është dhunuar hapësira publike me një pikturë që nuk ka asnjë vlerë. Është tjetër të flasim për një art provokues që është normal dhe është tjetër për një art që brenda ka të gjithë elementët të cilët të çojnë në atë provokim që për mua është fyes. Djalli është i fshehur në detaje dhe konkretisht në këtë murale, vetëm ata që kanë shpirt mund ta vënë re sa djallëzore është piktura, ”- u shpreh pastori.

Por, atij i është përgjigjur vetë autori i veprës. Artisti spanjoll Sasha Primo tha në një intervistë për të njëjtën studio se i vjen mirë që vepra e tij lidhet me komunitetin LGBT+ sepse i mbështet. Piktori tha se arti i ka dhënë mundësinë të transformojë personazhet dhe kjo e bën diçka të veçantë.

“Dua që vepra ime të jetë e hapur për këdo që të shohin dhe të vlerësojnë atë që duan,”- shtoi Primo.

Muralja u publikua fillimisht nga pastori Akil Pano, i cili gjithashtu ngriti pretendimin se bëhej fjalë për një transgjinor. Por, Bashkia Tiranë e hodhi poshtë këtë gjë, duke shpjeguar kuptimin e murales. Në një përgjigje për Dosja.al, Bashkia Tiranë tha se muralja është bërë nga artisti spanjoll dhe tregon historinë e njohjes së artistit me një grua që kërkonte lëmoshë.

Advertisement