Kosova
Na duhet në derë rezervë, ish ambasadori serb tregon të fshehtat

“Në diplomaci, gjëja më e rëndësishme është të kesh një derë të hapur për të vendosur pikëpamjet dhe disa gjëra në vendin e duhur, kështu që tërheqja e Serbisë nga Këshilli i Evropës nuk është zgjidhje, edhe nëse Kosova bëhet anëtare e asaj organizate” – Kështu tha ish-ambasadori i Serbisë në Kombet e Bashkuara Branko Brankoviç.
“Të gjitha ambasadorët e Serbisë në vendet anëtare të KiE duhet të ndërmarrin veprime për të penguar pranimin e Kosovës, duke shpjeguarse ajo nuk eshte shtet. Sipas rregullave që janë respektuar deri më tani, në KiE janë pranuar vetëm shtetet anëtare të OKB” – theksoi Brankoviç.
Ai rikujtoi se anëtarësimi i Kosovës ende nuk është çështje e zgjidhur, sepse duhet të kalojë në Asamblenë Parlamentare dhe në Komitetin e Ministrave dhe shtoi se “politika është një gjë e çuditshme, ajo që është sot, nesër ndodh që nuk është”.
Brankovi theksoi gjithashtu se rendi ekzistues ndërkombëtar ka “mbaruar”, përfshirë NATO-n, e cila, siç vlerësoi ai, është kthyer në një organizatë gjysmë serioze.
Sipas tij, nëse Kosova hyn në Këshillin e Evropës, dhe Serbia mbetet në atë organizatë, kjo nuk do të thotë se Serbia e pranon Kosovën shtet.
“Për më tepër, – shtoi ai, – ne duhet të jemi kudo, sepse në këtë mënyrë Serbisë i mbetet e hapur dera për të thënë atë që mendon.”
“Por nëse nuk jemi, ku do themi? Fakti që gazetat apo televizionet tona do të flasin për këtë është mirë, por në Këshillin e Evropës, ajo që duhet të themi duhet të dëgjohet nga të gjithë dhe me te gjitha mjetet e mundshme të informimit public, në cdo shtet” – deklaroi ish ambasadori

