Connect with us

Aktualitet

Na kanë shpartalluar…! Çfarë paralajmëron Artan Hoxha

Hakerat e Iranit kanë publikuar gjatë mbrëmjes së djeshme  e-mailet e drejtorit të SHISH, Helidon Bendo me të tretët duke zbuluar detaje të rendësishme në lidhje me rrjetin agjenturor të vendit.

Artan Hoxha theksoi se rrjedhja e këtyre të dhënave rrezikon në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e punonjësve të SHISH si edhe të personave që punojnë për sigurinë e vendit brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

Kjo ka dëmtuar rrjetin agjenturor të vendit dhe unë kam thënë edhe më parë që SHISH duhet të rindërtojë rrjetin a agjentëve pasi tani janë zbuluar të gjithë”, tha Hoxha.

Gazetari theksoi se askush deri më tani nuk ka mbajtur përgjegjësi për rrjedhjen e të dhënave dhe sulmin kibernetik ndaj rrjeteve tona, përmes të cilës hakerat morën çfarë deshën.

Ore si ka mundësi që u bën muaj që ata publikojnë të dhëna dhe këtu askush nuk reagon. Do mbajë dikush përgjegjësi në këtë vend?! Po si ka mundësi që na kanë shpartallur dhe askush nuk mabn përgjegjësi për diçka kaq të madhe që ka ndodhur?!”, tha Hoxha duke shtuar se në vende të tjera për shembull, siç është Greqia, një listë e personave të përgjuar ka shkaktuar tërmet në opinionin publik.

Nuk po bëjmë asgjë në këtë drejtim dhe po i lejojmë armitë tanë që të na dëmtojnë edhe më tepër”, tha Hoxha.

Hakerat iranian të njohur “Homeland Justice” kanë publikuar një materiale të tjera në rrjetet sociale, duke pretenduar se u përkasin “e-mail” e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Publikimi i e-maileve të kreut të SHISH, një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare, vjen pas publikimit më parë të e-maileve të kryeministrit Rama, ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, apo dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policis së Shtetit Gledis Nano.

Lidhur me këtë situatë të rëndë për sigurinë e Shtetit, ka folur gazetari investigativ Artan Hoxha i cili ka theksuar se duhen të nxirren mësime nga ky sulm, pasi dëmet janë të mëdha. Mes të tjerash Hoxha ka paralajmëruar se hakerat do të publikojnë të dhëna të tjera.

“Hakerat kanë vazhduar duke u përmbajtur në një grafik, çdo fillim jave publikojnë të dhëna. Janë korrekt me oraret. Ne e kemi quajtur si shpartallim të shtetit virtual të Shqipërisë. Do kemi një dimër të vështirë, ata po tregojnë sa thellë kanë hyrë dhe sa të pambrojtur janë shqiptarët.” tha Hoxha.

Gazetari Hoxha theksoi se hakerat këkrojnë të përcjellin një mesazh dhe të tregojnë se kush është objektivi kryesor i tyre.

“Duhen para pikat e dobëta për të parë funksionimin. Ata kanë nxjerrë emailet e Shefit të Shërbimit Informativ Sekret. Imagjino se ku kanë arritur ata. Ky shefi është në SHBA prej një viti. Ata kanë marrë çfarë u është dashur dhe çfarë jo. Hakerat i selektojnë dhe tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë” tha Hoxha.

“Në emaile që kanë marrë, janë që ka dërguar dhe që ka marrë nga palë të tjera. SHISH duhet të bëjë dhe njëherë nga e para. Duhet të tërheq agjentët jashtë. Me këto informacione tregojnë objektivin real të tyre. Objektivat i kanë strategjike, se hapën edhe emailet e Drejtorit të Përgjithshëm, Nano.” përfundoi gazetari.
Advertisement