Connect with us

Politike

Nard Ndoka lëshon bubullima

Kryetari i Partisë Demokratike Nard Ndoka është rikthyer në retrospektivë duke folur për punësimin. I ftuar në ‘Wake Up’ ka rrëfyer se ka filluar punë që në moshën 14-vjeçare në Fierzë dhe se fëmijët e tij kanë mësuar që të mos përfitojnë nga puna e tij apo nga fakti që është politikan.

Por, si në çdo deklaratë të tijën, Ndoka ka dashur të bëjë edhe pak batutë, duke u shprehur se papunësi ka kudo dhe se po citonte ministren e Marrëdhënieve të Parlamentit, Elisa Spiropalin.

 “Papunësi ka kudo në botë… po flas si Elisa Spiropali”- tha Ndoka.

Sipas tij, papunësi ka kudo në botë, por në vendin tonë mungojnë politikat për punësimin.

“Unë kam punuar që 14 vjeç në Fierzë. Edhe fëmijët e mi i kam futur në punë që 14 vjeç, kamerier, banakier”, ka rrëfyer ai më tej.

Advertisement