Politike
Nard Ndoka: Më iku jeta në opozitë, fitorja në zgjedhje e pamundur, vota e diasporës, gafë e opozitës

Ish deputeti Nard Ndoka thotë se opozita nuk krijoi frymë me koalicionin PD-ASHM, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ndoka u shpreh se opozita është të kufijtë e pamundësisë për të fituar me këtë kod zgjedhor.
“Isha me Berishën, por edhe me këto kolegë të tjerë. Nuk pati një frymë te qytetarët, që ka koalicion përtej letrave. Zoti Berisha e ndërtoi fushatën mbi unin e tij, ndoshta ishte edhe strategji. Rama e kishte strategjinë e vet, nuk kishte as koalicion. Berisha kishte koalicion, kishte disa parti me peshë, por nuk e shfrytëzoi këtë mundësi. Rama mbetet aktor problematik në politikën shqiptare. Rama ka marrë fitoren e tij kur ka qenë në opozitë. Më iku jeta në opozitë. E djathta është në kufijtë e pamundësisë për të fituar me këtë sistem. Nuk ishin zgjedhje, për faktin që Rama e teproi. Diaspora ishte një tjetër problem, ishte gafë e opozitës. Ne nuk patëm infrastrukturë për zgjedhjet tona. Një parti mund të hapet, mund të rithemelohet. Nuk ka kuptim.”, theksoi ai.

