Connect with us

Sport

Nard Ndoka zbulon: E njoh futbollin, kam qenë golëshënues! E pamendueshme që Broja rri jashtë formacionit

Tashmë faza e grupeve në Kampionatin Europian ka mbaruar dhe pas dy ditësh nis faza me eliminim direkt. Shqipëria u rendit e fundit në grupe, por performanca e kuqezinjve vijon ende të diskutohet.

I ftuar në ‘Minuta Zero’, ish deputeti Nard Ndoka tregoi përshtypjet e tij lidhur me ndeshjen e kombëtares. Për Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun Ndoka zbuloi gjithashtu se diku ka luajtur futboll dhe ka qenë golëshënues.

‘E njoh futbollin. Kam luajtur dhe vetë futboll. Kam qenë golshënues. Jam i apasionuar pas futbollit pas futbollit edhe në rini. Kam pas vëmendje ndaj futbollit. Kam qenë qendër sulmues. Diku pak para viteve 90 kur futbolli kishte një liberalizim me kategoritë e dyta dhe të treta. Luaja si qëndërsulmues. Kishte dhe organizime të kampionateve, ishte kampionat interesant. Pastaj ne edhe me parlamentin patëm aktivizim me miqësore, zhvilluam një kampionat patëm një miqësore me Italinë. Formacioni italian kishte dhe që kishin luajtur me kombëtaren. Edhe ekipi, pastaj luajtëm me Kosovën, kishim ekip shumë të mirë.’

Më tej ai shprehet se kombëtarja jonë bëri një paraqitje dinjitoze por kritikoi qëndrimin jashtë formacionit të sulmuesit Armando Broja

‘Bëmë një paraqitje të mirë, dinjitoze, jemi mësuar me ekipe të dobëta. Por nuk duhet të kënaqemi me kaq. Këtu jam pak skeptik. Që në fund ndëshkohemi, dalim të fundit. Dhe themi që erdhëm me kokën lart. Nuk duhet ta bëjmë këtë. Ne erdhëm me kokën poshtë. Të turpëruar, me vetëm 1 pikë. Prisnim shumë më tepër. Askund nuk kishte grupe të lehta.

Ata që ishin kampion para 4 viteve mund të ndëshkohen. Kjo është interesante. Në një garë të gjithë janë të barabartë. Ne e mendojmë ekipin tonë si para 12 viteve. Lojtarët tanë luajnë në Evropë. Kanë mentalitet tjetër, ne nuk i përdorim si asete. E pamendueshme si rri Broja jashtë formacionit. Ka një teori mis fol shoferit, mos i fol trajnerit’, shprehet Ndoka.

Eksperti Albert Karriqi u ndal edhe tek presidenti i Federatës, Armando Duka duke e kritikuar për antropocentrizëm.

‘Atë që bëri Broja në aq pak, nuk e bëri ekipi në gjithë kohën. Është një logjikë deduktive, që të themi veproi mirë apo jo. Duka thoshte që ka njerëz që bëhen super ekspertë. Jo, opinionet na thonë filozofët janë si gishtat e dorës. Federata ka detyrë ti mbledhi këto dhe të thotë cila rëndon më shumë. Filozofia thotë sa më shumë post të kesh aq më shumë të drejta ka. Kjo nuk duhet të ndodhet mbrëmë me Dukën. U bë antropocentrist. Kemi 30 vite që kemi hequr dorë nga antropocentristë. Armando duhet të largohet nga antropocentrizmi sepse sjell autoritarizëm’, theksoi Karriqi.

Më tej, Ndoka është i mendimit se duhet një trajner shqiptar, vendas në drejtim të kombëtares, për dikë që njeh situatën.

‘Duhet të kuptojmë se është biznes. Ne e marrim seriozisht sportin. Është biznes. Sylvinho vjen në Shqipëri, rrit kuotat e tij dhe pastaj ikën. A duhet të kemi një trajner të huaj apo shqiptar? Këtu mungojnë zinxhirë ekipesh. A kemi brez zinxhirë me të rinj? Ka staf teknik që nuk e dimë se funksionon. Ky stafi teknik përzgjedh njeri? Nuk ka një urë ndërlidhëse me ata që janë jashtë që shkëlqejnë.

Ka pengesa më të rënda se pengesat burokratike. Më shumë marrim një trajner për ta keqpërdorur. Ne kemi një ufo që përpiqet të menxaxhoj ata që janë të gatshëm nga ata lojtarë përzgjedhje një që i thotë kryeministri, një që i thotë presidenti i federatës. Patjetër që jam për një trajner shqiptar. Ndërhyrje do ketë. Por është ndryshe kur ti e njeh realitetin. Ai nuk njeh se kush janë. Mungesë informacioni, atij i japin listën’, nënvizoi Ndoka.

Advertisement