Connect with us

Kosova

“NATO-ja s’do lejojë krizë të re në Ballkan”, ka paralajmëruar Beogradin dhe Prishtinën

Nikola Luniç, drejtor ekzekutiv i Këshillit Joqeveritar për Politika Strategjike me seli në Beograd, ka thënë se në Samitin e NATO-s që u mbajt më 11 dhe 12 korrik në Vilnius të Lituanisë, dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i është dhënë përkrahje e plotë dhe janë ftuar të dyja palët që të de-eskalojnë situatën në Veri.
I pyetur nëse pret që përfshirja më e madhe e NATO-s të ndikojë në de-përshkallëzim, Luniç tha se beson se “Aleanca nuk do të lejojë asnjë incident, rritje të tensioneve apo krizë në Ballkanin Perëndimor”.
Ai theksoi se është i bindur se takimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, është i mirëseardhur jo vetëm për interesat kombëtare të Serbisë, por edhe për të gjithë rajonin.
“Në këtë kuptim, Stoltenberg tha në konferencën për shtyp se është në kontakt të vazhdueshëm me Vuçiç-in dhe se ata do të takohen në të ardhmen”, tha Luniç për agjencinë e lajmeve Mina.
“Është mirë të shkëmbehen jo vetëm informacione për trupat, por edhe informacione të inteligjencës dhe sa më shumë bashkëpunim në fushën e sigurisë, aq më mirë për qytetarët e Serbisë dhe gjithë rajonin”, shtoi ai.
Luniç theksoi se është një gjë shumë e mirë që NATO-ja e ka përcaktuar Ballkanin Perëndimor si rajon të interesit të saj strategjik.
“Ndikimi malinj i Federatës Ruse nuk do të lejohet në këtë pjesë të Evropës”.
Luniç shtoi se NATO-ja do të merret me dezinformatat dhe kërcënimet e tjera hibride në periudhën e ardhshme.
Ndryshe, Kosova ёshtё pajtuar me Bashkimin Evropian pёr zvogёlimin e menjёhershёm tё prezencёs policore nё afёrsi tё objekteve komunale nё pjesёn veriore tё territorit tё banuar me serbё etnikё dhe mbajtjen e zgjedhjeve tё jashtёzakonshme nё katёr komunat veriore menjёherё pas pёrfundimit tё stinёs sё verёs.
Kjo marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së vjen pas një takimi mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe Emisarit Special tё BE-së pёr dialogun Kosovё-Serbi, Miroslav Lajçak javën e kaluar, ku ёshtё arritur pajtimi pёr de-eskalim tё situatёs nё Veri.
Hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për qetësimin e situatës në veriun e territorit, ku tensionet kanë arritur në nivele shpërthyese muajin e fundit, pёrfshin zvogёlimin e menjёhershёm nё masёn prej 25 pёrqind tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale atje.
Policia e Kosovës bashkё me misionin e BE-sё pёr Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe misionin paqeruajtёs tё NATO-sё nё Kosovё (KFOR), sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore.

Advertisement