Sport
Ndarja nga jeta e sulmuesit, Presidenti Duka: Lojtar i fortë dhe me disiplinë
Ditën e sotme ndërroi jetë sulmuesi i Egnatias, Raphael Dwamena, gjatë ndeshjes së elitës me Partizanin. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shpreh ngushëllimet për familjen. Në postimin e bërë, kreu i futbollit shqiptar e cilëson Dwamenan si lojtar të fortë dhe me mjaft disiplinë.
“Jam thellësisht i shokuar e i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit të Egnatias, Raphael Dwamena.
Një lojtar i fortë, me shpirt gare, një futbollist që edhe në statistikat e FSHF dhe të Superiores, kishte rekordin më të mirë të golave.
Dwamena tregonte disiplinë e karakter dhe një futbollist që kishte komunikim të jashtëzakonshëm me shokët e ekipit, por edhe jashtë tij.
Në emër të FSHF i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të futbollistit dhe vetë ekipit të Egnatias ku ai kontribuoi dhe shkëlqeu në këtë karrierë të tillë futbollistike. Rest in peace Raphael Dwamena”, ka shkruar kreu i FSHF-së.