Lifestyle
Ndërlikimet që sjell moskurimi i kolitit ulceroz
Nëse nuk mjekohen, njerëzit me kolit ulceroz mund të zhvillojnë një sërë komplikacionesh kronike e ndonjëherë të rrezikshme.
Fatmirësisht, shumë prej këtyre komplikacioneve mund të trajtohen me sukses.
Hemorragji
Çarje të zorrës së trashë
Ngushtim të zorrës së trashë
Kancer të zorrës së trashë
Probleme me ushqyerjen (përfshirë rënien nga pesha dhe humbjen e masës muskulare)
Dhimbje kyçesh dhe artrit
Infeksione të syrit
Ulcera të gojës
Dëmtim të mëlçisë
Dëshpërim dhe ankth
Osteoporozë
Megjithëse nuk ka kurë për kolitin ulceroz përveçse heqjes së zorrës së trashë, shumë njerëz me këtë sëmundje bëjnë një jetë aktive duke i kontrolluar simptomat me mjekim.