Connect with us

Bota

Ndërpritet energjia elektrike, kaos në aeroportin e Mançesterit

Një ndërprerje e energjisë elektrike në zonën pranë Aeroportit të Mancester pritet të sjellë anulime dhe vonesa të konsiderueshme për fluturimet që nisen nga ky aeroport, njoftoi sot rrjeti Sky News.

Një problem me energjinë preku aeroportin dhe një sërë ndërtesash të tjera, shtoi gazeta, duke sqaruar se energjia tani është rikthyer, por ndikimi do të prekë shërbimet gjatë gjithë ditës.

Pasagjerët tashmë brenda aeroportit përballen me vonesa të konsiderueshme dhe anulime të mundshme. Pasagjerët në fluturimet e mëvonshme këshillohen të kontrollojnë statusin e tyre të fluturimit me kompaninë e tyre ajrore përpara se të vazhdojnë në aeroport, shtoi Sky News.

Advertisement