Kronike
Shqiptari ndërroi jetë nga flakët, ngjarja po hetohet si vrasje
Vrasje apo ishte e gjitha nga pakujdesia? Ngjarja e rëndë ndodhi në një pjesë të një ndërtese që strehonte të mitur të pashoqëruar.
Sipas ANSA, ambienti u përfshi nga flakët dhe veç shqiptarit që humbi jetën, dy të tjerë mbetën të lënduar. Prona ishte rinovuar plotësisht në vitin 2016.
Por a ishte vrasje apo pakujdesi, këto janë hipotezat e krimeve që Prokurori i Republikës së Udines, Massimo Lia, po heton në lidhje me zjarrin prej të cilit humbi jetën një djalë 17-vjeçar me origjinë shqiptare në Pasian di Prato (Udine).
“Është herët për të komentuar shkaqet e zjarrit kemi marrë raporte të ndryshme, por është thelbësore të konstatojmë çdo detaj,”-tha Lia.
I mituri shqiptar, ende i paidentifikuar me emër, humbi jetën nga zjarri dhe u dogj rëndë edhe shoku i tij i dhomës, një shtetas ganez 16-vjeçar dhe një kujdestare pësoi lëndime të lehta. Ganezi do të jetë i pari që do të dëgjohet nga karabinierët që po kryejnë hetime.