Connect with us

Kronike

Ndërroi jetë pasi i plasi goma e kamionit

Spase Milloshi është 56 vjeçari i cili ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Milot. Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa Milloshi po frynte gomën e një kamioni që kishte ndaluar në gomisterinë që ai e kishte në pronësi.

Një incident tragjik i ka marrë jetën 56 vjeçarit, Spase Milloshi mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Milot. 56 vjeçarit i ka plasur goma e një kamioni të cilën po e frynte në gomisterinë që e kishte në pronësi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:30 dhe siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, trupi i të ndjerit ndodhet ende në vendngjarje.

“Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 56 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën”-thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor i policisë ka mbërritur në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes së ndodhur.

Lajmi në përditësim…

Advertisement