Connect with us

Kronike

‘Ndjekje si në filma’/ Arrestimi i Laert Haxhiut

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me arrestimin e Laert Haxhiut në Janinë një ditë më parë. 31-vjeçari shqiptar, pjesëmarrës në një organizatë kriminale, u arrestua pas një ndjekje nga policia greke sepse tentoi që t’u ikë forcave të policisë. Në tentativë për tu larguar ai u përplas me 3 makina e më pas mbeti i bllokua.

Lajm në përditësim

Laert Haxhiu, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, rival i Aldo Bares është arrestuar nga policia greke me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. 31-vjeçari, i lindur në Lushnjë, u arrestua në Janinë nga policia greke dhe me vete kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji. Mesohet se arrestimi i tij u bë pas informacioneve të marra nga nga policia shqiptare e cila ia ka përcjelle me pas homologeve grekë. Ndonesë ishte i shpapllur prej vitesh e kerkim ndërkombetar Laert Haxhiu jetonte i qetë fare pranë kufirit me Shqipërinë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar Laert Haxhiun për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Po ashtu Laert Haxhiu është marrë i pandehur dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO për masakrën e Lushnjës në 2017, ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes. GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnjë në 2017. Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”. Anterio Kaloshi u arrestua në 13 gusht, pasi bashkë me të tjerë qëlluan me kallashnikov drejt Hotel Volorekës në Pogradec në datë 8 gusht, ku Kaloshi kishte rolin e ekzekutorit. Ndërkohë Orges Bilbili u kap në 10 prill në zonën e Xhamllikut në Tiranë, i cili u plagos nga polici pasi tentoi të largohej.

 

 

Advertisement