Connect with us

Politike

Ndodh e papritura/ Përplasje nga larg mes Ramës dhe Veliajt? Kryebashkiaku i Tiranës nuk firmos rikthimin e Ristanit

Bashkia e Tiranës ndodhet në kolaps prej 24 orësh, pasi asnjë prej drejtuesve të saj të lartë, që ndodhen në zyrë sot, nuk ka tagrin për të firmosur urdhra dhe vendime në emër të kryebashkiakut, Veliaj që ndodhet në burg.

Gjithçka nisi pasi Veliaj nxori një urdhër të dytë më parë për t’ia kaluar Sara Goxhajt kompetencat e tij, ndërkohë që deri tani këto kompetenca i ushtronte Anuela Ristani.

Kryeministri Rama nuk ishte dakord me urdhrin e firmosur nga Veliaj dhe shkoi të mërkurën në mbrëmje në Bashki për t’i komunikuar Goxhajt largimin nga detyra si dhe rikthimin në këtë pozicion të Ristanit.

Por ligjërisht vendimi i Veliajt ishte protokolluar dhe rikthimi i kompetencave te Ristani duhej bërë sërish me firmën e tij.

Burimet bëjnë të ditur se kryebashkiakut Veliaj i ka shkuar sërish në burg letra për të firmosur që Anuela Ristani të marrë kompetencat e kryetarit të Bashkisë, por nuk ka pranuar të firmosë.

Mësohet se ai nuk ka pranuar të hedhë firmën as për emrin e Jonida Halilit që ishte propozuar të emërohej sekretare e Përgjithshme në vend të Alban Dokushit.

Në këto kushte, Bashkia e Tiranës prej ditës së djeshme nuk ka mundur të prodhojë dot asnjë dokument, pasi asnjë prej zyrtarëve të lartë nuk e ka tagrin për të firmosur në emër të Veliajt.

Advertisement