Politike
Ndoka: Trekëndëshi Tiranë-Durrës-Elbasan, ndëshkim për sektin Rama-AliBasha
Kreu i PDK, Nard Ndoka, tha se zgjedhjet e 14 majit do të sjellin surpriza, ndërsa shtoi se trekëndëshi Tiranë, Durrës dhe Elbasan do të jetë ndëshkimi për atë që e quan “sekti Ramën-AliBasha”.
Ai tha se kandidatët e dalë nga Primaret do të mund të dalë fitues në këto zgjedhje.
Ndërkaq, ai tha se të vetmen bashki që sheh me shqetësim, është ajo e Mallakastrës.
“Të gjitha partitë që janë në opozitë, mbështesin kandidatët e Primareve. Unë shoh një PD ndryshe, edhe në organizim jemi mësuar që kandidatët të shpalleshin në limitet kohore, përzgjedhja e tyre vinte me probleme, ndërsa sot këtë proces e kemi ezauruar.
Bejko është kandidat i sektit AliBasha, ndërsa PD drejtohet nga Berisha, në aspektin politik, ndërsa në aspektin e letrave… Ndikimi do të jetë 0, nuk mund të them që nuk mund të prishin punë në ndonjë bashki, por ka optimizëm dhe ka votë ndëshkuese.
Mallakastra mund të ketë një lloj rezultati që mund të ndikojë, ndërsa në Bashkitë e tjera nuk shoh rrezik. Do të ketë surpriza në këto zgjedhje. Trekëndësha Tiranë, Durrës, Elbasan do jetë ndëshkim për sektin Rama-AliBasha”, tha ai.
Ndërkohë premtimet e kryeministrit Rama i sheh vetëm si marra në një situatë paniku, para zgjedhjeve.
“Rama është mashtrues, dhe këto premtime si i alkoolizuar prej frikës, në panik, në prag të fushatës, krijojnë një gropë të madhe. I bën premtime të parealizueshme dhe nëse realizohen me këtë aventurë që a ai, do të krijojnë një gropë të madhe. Qytetarët e kuptojnë që është mashtrim, dhe mendoj se ndëshkimi do të jetë më i madh”, tha ai.