Kronike
Ndryshohet aktakuza kundër Thaçit
Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Speciale, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Hagës për amandamentimin e aktakuzës së konfirmuar ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Prokuroria Speciale ka kërkuar që nga aktakuza të hiqen pretendimet për krime në qytetin e Ferizajt.
Prokuroria Speciale e Hagës shpjegon se ka vendosur të mos mbështet në provat e dhe se konsideron se ka tani nuk prova të pamjaftueshme për të vërtetuar pretendimet e Ferizajt”, thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Hagës dhe ka urdhëruar të njëjtit që të tërheqin pretendimet e cekura rreth një krimi të pretenduar në Ferizaj
https://www.youtube.com/watch?v=XVT8fFiJ0Rs