Bota
Ndryshon skenari, Hormuzi dhe bazat amerikane në shenjestër/ Frikë se kriza do bëhet shumë më e madhe

Njohesit e situates ne Lindjen e Mesme ndajne mendimin se “Sulmi i SHBA-së ndaj Iranit e ndryshon plotësisht skenarin e tensioneve sepse tani jgithcka do shnderrohet ne nje krize shumë më te madhe” dhe “gjithashtu pritet qe te kete një përgjigje shumë më te fortë nga Irani, pergjigje e cila nuk do të prekë vetëm lëshimet e raketave drejt Izraelit, por ekziston rreziku qe të përhapet në Hormuz dhe mbi të gjitha objektivat amerikane”.
Burime amerikane thanë se ’48 orët e ardhshme janë veçanërisht shqetësuese’ dhe se Administrata Trump po përgatitet për hakmarrje të mundshme nga Irani. Dy zyrtarë të Pentagonit dhe një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, të cituar nga NBC News u shprehen se nuk është e qartë nëse hakmarrja do të përfshijë vende jashtë apo brenda Amerikes.
Ministria e Jashtme e Iranit tha se sulmet e së dielës të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore treguan se Uashingtoni “nuk do të ndalet para asnjë paligjshmërie apo krimi” për të mbështetur Izraelin dhe se SHBA “nuk do të ndalet para asnjë paligjshmërie apo krimi për t’i shërbyer qëllimeve të Izraelit qe sipas tyre eshte regjim gjenocidal dhe pushtues”
Një kanal i lidhur me Gardën Revolucionare Iraniane njoftoi se “Shtetet e Bashkuara do të duhet të mbajnë pasojat e sulmit ndaj Iranit dhe bazat e saj në Lindjen e Mesme do të digjen duke u kthyer në hi”.
Ne lidhje me situaten e re te krijuar, kryeministri britanik Keir Starmer tha se “Programi bërthamor i Iranit përbën një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare” dhe sipat tij, sulmi I ndermarre nga Shtetet e Bashkuara ishte për të zbutur këtë kërcënim”
Nga ana tjeter, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas u beri thirrje palëve të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm.

