Kronike
Në burg për tenderin 3 milionë euro
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka kërkuar ditën e sotme zbutjen e masës së sigurisë “Arrest me burg”, të vendosur nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pritet që Apeli i GJKKO-së të marrë vendim sot, rreth orës 15:00 nëse do të pranohet kjo kërkesë apo jo.
Ish-zyrtari i larte nuk u paraqit në seancë por përfaqësohej nga avokati i tij, ndërsa mësohet se ish-kryebashkiaku momentalisht ndodhet në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.
Alla akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, vepër penale e kryer në precesin e dhënies së një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës.