Connect with us

Bota

‘Ne duam t’ia dorëzojmë forcave arabe’/ Netanjahu e pranon: Izraeli nuk ka ndërmend të qeverisë Rripin e Gazës

Izraeli nuk ka ndërmend të qeverisë Rripin e Gazës dhe dëshiron t’ia dorëzojë kontrollin mbi territorin forcave arabe, tha kryeministri Benjamin Netanyahu.

“Ne nuk duam ta qeverisim Rripin e Gazës. Ne duam t’ia dorëzojmë forcave arabe që do ta qeverisin siç duhet, pa na kërcënuar dhe pa u dhënë banorëve të Gazës një jetë të mirë”, tha Netanyahu në një intervistë me Fox News.

Ai theksoi se Izraeli nuk dëshiron ta mbajë enklavën, por synon të krijojë një “perimetër sigurie”. Netanyahu shtoi se zbatimi i një plani të tillë “nuk është i mundur me Hamasin”.

Advertisement