Bota
Në gjurmët e Dianës! Princi Harry po përgatit një dokumentar të ri për Netflix në Afrikë
Princi Harry po bën plane të kthehet në Afrikë i vetëm për një dokumentar të ri të Netflix.Pavarësisht pyetjeve mbi të ardhmen e marrëveshjes 100 milionë dollarëshe të Dukës dhe Dukeshës së Sussex me Netflix, rebeli mbretëror po planifikon një dokumentar të ri, thonë burime pranë çiftit.Harry dhe Meghan kanë qenë nën presion kohët e fundit për të gjetur përmbajtjen e duhur për Netflix për t’i bërë ata përsëri të njohur në platformë, pasi marrëveshja e tyre me Spotify u prish.Nëse Harry përfundimisht do ta bëjë këtë dokumentar të veçantë në Afrikë, krahasimet do të bëhen në mënyrë të pashmangshme me nënën e tij të ndjerë, Princeshën Diana, e cila udhëtoi në Afrikë për të bërë fushatë kundër minave tokësore pak para vdekjes së saj.Që nga largimi nga jeta mbretërore, Harry dhe Meghan janë fokusuar në fitimin e parave përmes sipërmarrjeve mediatike, duke përfshirë podcast-in e tyre, autobiografinë e Princit 38-vjeçar dhe një marrëveshje me Netflix për të prodhuar përmbajtje ‘streaming’, duke përfshirë një dokumentar për marrëdhëniet e tyre me familjen mbretërore të Britanisë.