Bota
“Ne i dinim të gjitha…”/ Trump i pikëlluar pas sulmit në Iran: Unë u përpoqa ta shpëtoja…

Presidenti Donald Trump ka deklaruar për Reuters se është e paqartë nëse programi bërthamor i Iranit ekziston ende pas sulmeve izraelite dhe se bisedimet e planifikuara me Iranin për të dielën mund të mos ndodhin.
“Ne i dinim të gjitha, dhe u përpoqa ta shpëtoja Iranin nga poshtërimi dhe shkatërrimi. U përpoqa me gjithë fuqinë time sepse do të kisha dashur të arrihej një marrëveshje. Ata mund të arrijnë një marrëveshje, nuk është shumë vonë,” tha Trump në një intervistë telefonike për Reuters.
Në një tjetër intervistë telefonike për NBC News, Trump përsëriti se Irani “mund të ketë një tjetër mundësi” për të arritur një marrëveshje bërthamore dhe la të kuptohej se zyrtarë iranianë po përpiqen të komunikojnë me të.
“Tani, ata mund të kenë një tjetër mundësi. Do të shohim,” tha Trump për NBC.
“Ata po më telefonojnë për të folur,” shtoi ai, pa dhënë detaje se kush saktësisht po e thërret. “Të njëjtët njerëz me të cilët kemi punuar herën e kaluar… Shumë prej tyre tani janë të vdekur.”

