Bota
Në Iran, regjimi i ajatollahëve nuk është më i frikshëm
Më shumë se 400 njerëz kanë vdekur në Iran që nga fillimi i protestave
Përballja në Republikën Islamike ka vazhduar për më shumë se dy muaj që prej vrasjes së Mahasa Amini nga policia morale.
Protestat po përshkojnë shoqërinë iraniane në mënyrë transversale dhe për këtë arsye ato përfaqësojnë sfidën më të madhe me të cilën po përballet regjimi iranian prej dekadash.
Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, deri më tani janë arrestuar mbi 17,000 njerëz.
Parlamenti Evropian zyrtarisht është distancuar nga Teherani.
“Parlamenti Europian nuk do ketë marrëdhënie me autoritetet iraniane” – tha kryetarja e Eurodhomës Roberta Metsola, në hapjen e seancës plenare në Strasburg.
“Ne nuk do t’i heqim sytë nga ata që po na shikojnë nga rrugët e Iranit” – theksoi Metsola.