Connect with us

Politike

Në kërkim ndërkombëtar/ Berisha: Mirel Mërtiri kërkoi azil politik në Vienë

Ish kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklarur se biznesmeni Mirel Mërtiri, i cili është në kërkim ndërkombëtar, ndodhet në Vienë ku ka kërkuar, sipas tij, azil politik por iu është rrëzuar nga Gjykata atje.

Berisha, në konferencëmn e përjavshme me gazetarët, hodhi akuza se qeveria po i përgatit pasaportën atij në mënyrë që ai të arratiset në Zimbabve. Nga hetimet e SPAK, Mirel Mërtiri ka rezultuar si pronari faktik i inceneratorëve.

Ndërkohë, biznesmeni tjetër i inceneratorëve, Klodian Zoto, i cili po ashtu është shpallur në kërkim ndërkombëtar, por sipas Berishës, ai bën plazh në Vlorë dhe lëviz me automjetin e kompanisë së inceneratorëve “Integrated Energy”, tëcilin lideri demokrat e denocoi me foto.

“Berisha: Klodian Zoto rrezitet në Vlorë. Mirel Mërtirit ju refuzua azili në Vjenë, po bëhet gati të ikë në Zimbabve Për ta mbyllur këtë ekspoze mund të ju informoj këtu se, sekretin që mban qeveria pikërisht për këto qëllime, Mirel Mërtiri që ndodhet në Vjenë dhe ka kërkuar azil politik ka kaluar gjykimin në Gjykatën e Shkallës së parë në Vjenë dhe gjykata ja ka refuzuar azilin politik Mirel Mërtit. Lajmi censurore nga mediat e Ramës dhe djegësave. Por censurimi është edhe më problematik sepse qeveria po i përgatit pasaportën atij në mënyrë që ai të ja mbathë atje ku janë një pjesë e mirë e parave në Zimbabve. Këto janë informacione të sigurta.
E kam edhe një informacion tjetër për ta mbyllur këtë ekspoze. Ku është Klodian Zoto, çfarë bën? Zoto rrezatohet, bronzohet mirë e bukur në Vlorë. Dhe në dispozicion të Klodian Zotos, ua them me përgjegjësi të plotë, nga persona që nuk u shpëton gjë, kjo është vetura me të cilën shëtit Klodian Zoto dhe e kujt është thoni ju, është e ‘Integrated Energy’ që tani e ka agjencia shtetërore e mbikëqyrjes së djegësit të Tiranës. ”,
tha Berisha.

Sa i përket dy italianëve të lidhur me inceneratorin e Tiranës, Franco Tossi dhe Bruno Preseci, Berisha denoncoi se ata kanë erdhur disa herë në Tiranë dhe në të gjitha rastet kanë takuar kryebashkiakun Erion Veliaj sipas tij.

“Franco Tossi dhe Bruno Preseci dy biznesmenë të mëkëmbur italianë, kanë udhëtuar me çarter disa herë për në Tiranë dhe kanë takuar Erion Veliajn, në të gjitha rastet. Gjurmët e ardhjes së tyre janë të gjitha në TIMS. Problemi është se, po të pyeten ata del që Erion Velaij është pronari i djegësit të Tiranës, se ç’punë kishin ata nëse djegësi ishte i Klodian Zotos, ato do të takonin Klodianin, Ilsën apo Denisin. Jo ata shkonin drejt e te zyra e pronarit, se e dinin se me kë duhet të flisnin. Por këto mund të jenë pjesë e hetimit që po vazhdojnë.” deklaroi Berisha.

Advertisement