Rajon
Në kërkim për vrasje, vihet në pranga shqiptari në…

Një shqiptar është arrestuar në Zakynthos ditën e djeshme, pasi kërkohej për vrasje. Astynomia shkruan se në pranga ka rënë 35-vjeçari shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke. Bashkë me të, u arrestuan edhe tre persona të tjerë, një 36-vjeçar dhe dy vajza të moshës 23 dhe 26 vjeç, të përfshira në trafikun e drogës.
Shqiptari kishte gjetur strehë në ishullin grek, pasi prej vitesh ishte shpallur në kërkim për vrasje dhe dënuar nga autoritetet greke 8 vjet e 6 muaj burg. Gjatë kontrollit efektivët e policisë i gjetën dhe sekuestruan të riut një pistoletë, gëzhoja dhe një thikë.

