Kronike
Në kërkim të grupeve kriminale? FNSH aksion në Vlorë, disa të shoqëruar
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe policia kanë organizuar një aksion blic në Vlorë. Mësohet se aksioni po shtrihet në disa lagje të Vlorës si dhe në rrugët kryesore.
Bëhet me dije se deri më tani janë disa persona të shoqëruar, ndërkohë që objektivat e FNSH-së janë makinat luksoze dhe ato me xhama të zinj.