Rajon
Në kërkim të jetës jashtë parcelës së burgut/ Aleksandër Vuçiç po i jep ‘gjithçka’ Donald Trumpit
Presidenti Aleksandar Vuçiç ka firmosur një marrëveshje të pazakontë dhe të fshehur për gati një vit, duke i dhënë kompanisë së Jared Kushner-it, dhëndrit të Donald Trump, kontroll pothuajse të plotë të një prej parcelave më strategjike në zemër të Beogradit.
Sipas dokumenteve të publikuara nga revista Radar, qeveria serbe dhe kompania Atlantic Incubation Partners LLC kanë krijuar një ndërmarrje të përbashkët ku Kushner merr 77.5% të projektit, ndërsa shteti serb vetëm 22.5%.
Marrëveshja parashikon:
•99 vite qira falas për kompaninë e Kushner-it, me të drejtë kalimi në pronësi të plotë;
•Detyrimin e shtetit serb për të hequr statusin e mbrojtur kulturor të ish-selisë së Ushtrisë së Serbisë, e bombarduar nga NATO në 1999;
•Detyrimin për të shembur të gjitha ndërtesat ekzistuese dhe për të dorëzuar truallin “gati për ndërtim” deri në maj 2025;
•Nëse Serbia nuk e përmbush afatin, kompania e Kushner-it ka të drejtë të prishë kontratën sipas dëshirës dhe të kërkojë penalizime financiare të mëdha.
Ky projekt, që do të ndërtojë një hotel, apartamente dhe muze, u mbajt sekret nga qeveria e Vuçiç deri sa parlamenti serb kaloi një ligj të posaçëm për ta përshpejtuar, duke anashkaluar kontrollet rregullatore dhe hetimet për falsifikim dokumentesh.
Ndërkohë, studentët dhe qytetarët kanë dalë në protesta masive, duke e quajtur marrëveshjen “shitje të Beogradit” dhe një favor të hapur për familjen Trump.
Kritikët thonë se Vuçiç po i ofron Trump-it dhe Kushner-it çdo gjë që kërkojnë. Tokë, leje ndërtimi, status kulturor, madje edhe shembje detyruese të objekteve të shtetit, në një përpjekje për të fituar mbështetje politike nga një administratë e ardhshme Trump.
Ndërkohë, SHBA ka vendosur sanksione ndaj industrisë serbe të naftës (NIS) për shkak të kontrollit rus, ndërsa qeveria Vuçiç po kërcënon të mbyllë mediat e pavarura si N1, Nova dhe Radio Free Europe.
Këto zhvillime po krijojnë një tablo të qartë: Serbia po jep çdo pasuri publike strategjike për familjen Trump, ndërsa godet mediat dhe anashkalon ligjin për të çuar përpara projektin e Kushner-it.