Kosova
Në Luginë të Preshevës po bëhet spastrim i ftohtë etnik
Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Luginën e Preshevës, ka alarmuar se Serbia po bën spastrim “të ftohtë etnik”, e të “heshtur administrativ”, duke i pasivizuar adresat e banorëve shqiptarë.
Autoritetet serbe, sipas saj, qëllimshëm nuk po i regjistrojnë banorët shqiptarë në Serbi, me qëllimin që numri zyrtar i tyre të jetë sa më i vogël.
“Nëse policia ju troket në derë dhe nuk jeni aty, ju fshijnë nga regjistri. Ata duan të thonë se askush nuk jeton këtu. Në njëfarë mënyre, për t’u regjistruar atje si banor, duhet të jesh gjatë gjithë kohës në shtëpi”, ka thënë Sinani qe theksoi gjithashtu se Beogradi nuk dëshiron ta hapë çështjen e reciprocitetit për shkak se “në Serbi ka më shumë pakica kombëtare sesa në Kosovë”.
Ajo ka bërë të ditur se “spitalin e Vranjës, i cili mbulon Preshevën dhe Bujanocin, në rrethin e Pçinjit, nuk ka asnjë mjek shqiptar, teksa së paku një e treta e pacientëve janë shqiptarë”