Sport
Në pritje të duelit me Gjeorgjinë/ Tifozët e Kombëtare festë me flamuj e flakadanë nëpër rrugë
Kombëtarja shqiptare luan sot në “Air Albania” ndeshjen e dytë të edicionit të Ligës së Kombeve, atë kundër Gjeorgjisë. Kjo sfidë është e rëndësishme pasi mund të sigurojë vendin në kreun e Grupit B1 për kombëtaren tonë.
Ndërkohë pak para nisjes së ndeshjes, tifozët kuqezi kanë zbukuruar me festën e tyre rrugët e kryeqytetit duke sjellë një atmosferë të ngjashme me atë të përjetuar përgjatë kampionatit europian. Gjithashtu biletat për në stadium janë shitur të gjitha dhe pritet që atmosfera të zhvendoset tashmë në “Air Albania”.