Connect with us

Kosova

Në rajon do të shpërthejë një luftë e gjithanshme/ Gërvalla për median kroate

“Do të shpërthejë luftë e gjithanshme në rajon” – keshtu ka deklaruar Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, duke folur në një intervistë për median kroate Vecernji List.

Sipas saj, e gjitha kjo po ndodh për shkak të tolerimit të vazhdueshëm që Perëndimi po i bënë politikës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç

“Vuçiç është zgjatim i dorës së (Vladimir) Putin-it dhe nëse Perëndimi vazhdon t’i tolerojë veprimet e tij, në rajon do të shpërthejë një luftë e gjithanshme” – pohoi Gërvalla, citon mediumi kroat.

Gjatë intervistes kryediplomatja kosovare ka theksuar gjithashtu se procesi i dialogut është i bllokuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili sipas saj nuk është i interesuar për një zgjidhje të qëndrueshme të problemit.

“Javën e kaluar ne patëm një takim në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe të sigurisë. Mirëpo doli të jetë e pamundur për ndonjë marrëveshje, meqë dialogu është i bllokuar nga Aleksandër Vuçiç” – tregoi Gervalla

“Ky është thelbi i problemit, sepse dialogu mund të jetë i suksesshëm vetëm kur të dyja palët duan rezultate. Nëse pala tjetër as që mendon të arrijë rezultate, si Aleksandër Vuçiç, atëherë koha e investuar është e humbur”, potencoi Gërvalla dhe potencoi se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar për të përmbushur atë që është rënë dakord në Bruksel, por jo në mënyrë të njëanshme.

Advertisement