Bota
Në rrugën e aneksimit/ Shpallja zyrtare në Moskë
Në rrugën e aneksimit/ Shpallja zyrtare të hënën në Moskë
Të gjitha po shkojnë sipas planit, në rajonet lindore të Ukrainës që votuan në plebishit për aneksimin në Rusi. Pas numërimit zyrtar, guvernatorët e Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhizhia, të gjithë të emëruar nga Kremlini, iu drejtuan presidentit rus duke i kërkuar të bashkoheshin me Federatën Ruse.
Tashmë topi kaloi te Moska, ku të hënën pritet mbledhja e Dumës, parlamenti rus, i cili do të duhet të pranojë zyrtarisht kërkesën e territoreve. Së fundi, do të jetë në dorën e Putinit të shpallë aneksimin. Paskësaj rajonet e pushtuara do të bëhen toka ruse. Një ndryshim që Kievi nuk ka ndërmend ta njohë. Qeveria ukrainase, thotë se do të vazhdojë luftën për të çliruar territoret e pushtuara.
Po cfarë do të ndodhë paskësaj? Nëse forcat ukrainase rimarrin territoret neoruse, Putini do të akuzohet se nuk ka qenë në gjendje t’i mbrojë ato dhe analistë pro rus mendojnë se Putin nuk duhet të nxitohet.
Siç ndodhi në vitin 2014 me Krimenë, teksa vendet perëndimore, por edhe Bashkimi Evropian, India dhe Kina, përsërisin se nuk e njohin referendumin dhe pasojat e tij dhe mbrojnë integritetin territorial të Ukrainës. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe vende të tjera perëndimore kanë deklaruar se nuk do ta njohin aneksimin, ndërsa Bashkimi Evropian po shqyrton vendosjen e sanksioneve të reja dhe vendosjen e një tavani në çmimin e naftës ruse.