Connect with us

Kronike

Në Shqipëri po lindin pak bebe

Emigracioni masiv i shqiptarëve ka ndikuar negativisht jo vetëm në shpopullimin e popullsisë por edhe në rënien e lindjeve.

Faktori kryesor është largimi nga Shqipëria i një numri të lartë të moshës aktive për lindje.

Kjo dukuri po vihet re më së shumti në nivel rajonal sesa atë kombëtar, ku qarku i Gjirokastrës kishte numrin më të ulët të lindjeve në Shqipëri në vitin 2021 me vetëm 451 bebe tw ardhura nw jetw.

Ulja e lindshmërisë ka ndikuar negativisht edhe në pikëpamjen demografike, ku numri I vdekjeve është më I lartë sesa numri I lindjeve.

Faktorë tjetër është edhe prirja e familjeve të reja për të pasur vetëm një fëmijë, pasi në gjykimin e tyre largimi drejt vendeve të tjera  do jetë më I thjeshtë.

Këto pasoja po ndihen aktualisht dhe në mbylljen e kopshteve për shkak të numrit të ulët të fëmijëve, por që do të ndihen edhe në mënyrë afatgjate.

Ndërkohë numri i lindjeve për tremujorin e dytë të vitit 2022 është 5.384, duke shënuar një rënie me 14,8 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021.

Tirana mbetet qarku me numrin më të madh të lindjeve për këtë tremujor tw tretw me 1.940 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 85 lindje.

Advertisement