Aktualitet
Në telefon kishte video pornografike me 16-vjeçaren, si e mashtronte kirurgu të miturën
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tiranë ku një 42-vjeçar shfrytëzonte një të mitur për prostitucion. Mësohet se kirurgu Dervish Hasi, në telefonin e tij kishte video pornografike me të miturën, ndërkohë që i shpërndante ato në një grup me disa persona.
42-vjeçari dyshohet se e ka manipuluar të miturën duke përdorur besimin, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt. Ndërkohë që në telefonin e personave të përfshirë në këtë ngjarje janë zbuluar se Hasani kishte detyruar të miturën që të bënte marrëdhënie seksuale në grup me disa të tjerë.
Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.