Connect with us

Politike

Negociata PS-PD? Korreshi publikon foton e Alibeajt: Zar i Ramës

Prej disa ditësh ka raportuar se në mesin e politikanëve po përflitet se Partia Socialiste është duke negociuar në sekret të plotë me PD-në zyrtare të Lulzim Bashës.

PD e Bashës ka hedhur poshtë zërat, duke reaguar dje, pasi lajmi u publikua. Ndërsa, gjatë ditës së sotme, ishte ministrja e maxhorancës Elisa Spiropali, e cila deklaroi se PS nuk ka përse të negociojë me opozitën për një reformë zgjedhore, që ajo tha se është publike.

Në lidhje me këto zhvillime, deputeti i Partisë Demokratike Saimir Koreshi ka ironizuar Alibeajn. Ai ka publikuar një foto të Alibeajt në kafe, me një person tjetër që është duke u larguar, që pretendohet se është përfaqësues i PS-së.

Postimi i deputetit socialist Saimir Koreshi:

 

 

Pazaret bëhen kafeve e restoranteve, duke dhënë besën që do mbajmë peng bashkërisht reformën zgjedhore, duke i shërbyer si zar Edi Ramës.

Nëse nga dialogu në institucione sheh se po humb rolin e zarit që mban peng opozitën, shqetësohesh dhe sdi ca flet, quan “pazar” kontrollin parlamentar ndaj Edi Ramës, quan “pazar” heqjen e mundësisë për bllokimin e reformës zgjedhore.

Pastaj zgjohesh dhe i fut edhe nje status: Jam dhe ndjehem “Princ i Spanjës”! Askush nuk mund të flas në emër të “Spanjë”

Advertisement