Connect with us

Kronike

Negociatat për zgjedhjet

Duke u ndalur tek takimi me aleatët një ditë më parë, Sali Berisha u shpreh këtë të enjte para hyrjes në Kuvend se u ka kërkuar partive aleate që të bëjnë listat dhe të votojnë anëtarët dhe simpatizantët e tyre për zgjedhjen e kandidatëve

‘Të gjithë mund të marrin pjesë përveç njërit, ai ka problemin e vet. E merrni me mend ju. Asnjeri nuk implikoj, ai është vetëm i izoluar të sqarojë problemin e vet te madh qe ka. Se ça thotë Alibeaj është tjetër punë, por mund t’i them Alibeajt se nuk është shumë e përshtatshme të bëhet zëdhënësi i tij.

Lidhur me vendimin e gjykatës së Apelit për fatin e drejtimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se deputetët e Enkelejd Alibeajt nuk janë palë, ndërsa padia sipas tij është e paligjshme.

Vendimi i gjykatëses, do t’i thoja mercenare politike, është i pashembullt në historinë e jurisprudencës shqiptare, europiane dhe botërore, është nën diktatin e plotë të Edi Ramës.

Ndërkaq Berisha hodhi akuza edhe mbi ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Por siç e dini, unë e kam thënë dhe e them, dhe të guvernatores Yuri Kim e cila shkoi te Erjon Veliaj, bëri ndërhyrje direkte, nuk e mohoi ndërhyrjen e saj. Për atë bëri mirë që u tregua e sinqertë por kreu një akt të paimagjinueshëm, një shkelje flagrante të Konventës së Vienës, të rregullave dhe të çdo lloj kodi të sjelljes së një ambasadori në një vend të pavarur’

https://www.youtube.com/watch?v=xuL-CHaYwBY

Advertisement