Politike
Nesho nuk ka dyshime: Me Ramën nuk hyjmë në BE, po na shmang nga e ardhmja evropiane
Diplomati Agim Nesho deklaroi se dalja e kryeministrit Edi Rama në krah të presidentit serb Aleksandër Vuçiç shihet në Evropë si një sinjal presioni ndaj Brukselit, duke u shtirur sikur Shqipëria ka “rrugë alternative”.
Sipas Neshos, në Bashkimin Evropian po diskutohet gjerësisht rreziku i “kalit të Trojës” në procesin e zgjerimit, ndaj vendet kandidate duhet të respektojnë shtetin ligjor, ndarjen e institucioneve dhe standardet demokratike. Ai u shpreh se politika e Ramës e ka ndarë Shqipërinë dhe po e largon vendin nga perspektiva evropiane. “Me Ramën nuk hyjmë në BE. Ai do të mbahet në histori më keq se Haxhi Qamili”, tha Nesho, duke e krahasuar situatën me periudha të errëta të historisë kur Shqipëria u largua nga orientimi drejt Perëndimit. Diplomati theksoi se Evropa për shqiptarët nuk është vetëm çështje integrimi, por edhe përkatësie dhe e ardhmeje.Nesho:
E mendon ti që dalja e Ramës bashkë me Vuçiçin është një presion ndaj Brukselit duke i thënë që unë kam rrugën alternative? Se kjo është ajo që po diskutohet sot në të gjithë Evropën. Para disa ditësh, në Politiko e pe për Malin e Zi. Malin e Zi. Po në Bruksel ka vajtur kryeministri, po negocion traktatin e anëtarësimit. Dhe të gjithë kanë parasysh që duhet të respektojnë shtetin ligjor, shtetin e së drejtës, ndarjen e institucioneve për të mos futur kalin e Trojës, se këtë gjë e përsëris disa herë, por është si rezultat i konkluzioneve që ka arritur Këshilli Evropian dhe në këtë mënyrë Rama e ka ndarë Shqipërinë. Domethënë, kjo është fatkeqësia e madhe e Shqipërisë, duke treguar një një rrymë, është bashkuar me armikun, domethënë, e interesave të Shqipërisë.
Në BE shyqyr po të hymë, po nuk hyn. Vetëm po iku ky. Ai në një pozicion tjetër, diku aty në Durrës, a në Fier ose në ndonjë vend tjetër, po me atë ne nuk hyjmë në BE. Ai është… Shiko, ai do mbahet në histori më keq se Dum Baba.
Domethënë se Haxhi Qamili, sepse dihet që në histori ka qenë rasti që Haxhi Qamili në kohën kur Evropa kërkoi të afronte të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor pas ndarjes së perandorisë otomane, që të krijonin lidhje, domethënë me perëndimin, me frymën, me zhvillimin e me të tjera, ai i ziu, aq ishte, katundar, fshatar, thoshte dum babën. Ky e bën për qëllim tjetër. Ky e bën për pasurinë, për atë madhështinë që kërkon që të drejtojë kundër interesave të shqiptarëve. Prandaj duhet ta kuptojmë këtë që ky po na shmang nga e ardhmja evropiane dhe në qoftë se ky…
Ti mund të kesh edhe idenë si Rama që hajde lidhemi me mbretëritë.
Evropa për shqiptarët është edhe përkatësi se kujt i përket e ardhmja e tyre.