Bota
Netanyahu ndihet i frikësuar: Po më kërcënojnë të më vrasin mua dhe familjen time

Në fillim disa shtete të mëdha e të vogla që deklaronin se do të njihnin Palestinën, pastaj zërat kundër brenda shtabit të përgjithshëm dhe tani protesta në mbarë Izraelin. Dhe të gjithë pyesin: A është fundi i pushtetit të Netanyahut?
“Në një demokraci, protesta është legjitime. Por ajo që po ndodh në demonstratat e financuara dhe të motivuara politikisht kundër qeverisë izraelite, ka shkuar përtej të gjitha kufijve. Çdo ditë ata kërcënojnë të më vrasin mua dhe familjen time. Madje përfshihen edhe në zjarrvënie. Ata thanë se do ta rrethojnë rezidencën time me një unazë zjarri, njësoj si milicitë fashiste”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Në fakt, ditët e fundit kërcënimet janë bërë e modës në Izrael, por kësaj here turma e protestuesve duket se ka kaluar limitin. Gjithsesi, asnjë plan apo sulm konkret nuk ka pasur ndaj Netanyahut.

