Aktualitet
Nga Bedri Noka tek Artan Sulstarova ja kush janë 10 shqiptarët më të kërkuar ndërkombëtarisht
Interpol ka publikuar listën me 10 shqiptarët më të rrezikshëm, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime të rënda, që përfshijnë vrasje, trafik droge, pastrim parash dhe veprimtari kriminale në kuadër të grupeve të strukturuara. Gjithashtu emrat e tyre lidhen me një seri veprash penale të kryera në Shqipëri dhe jashtë saj, për të cilat janë lëshuar urdhër-arreste nga autoritetet në vende si Belgjika, Greqia, SHBA dhe Qipro.
Po ashtu mes tyre janë dhe dy persona të kerkuar nga drejtesia amerikane si të dyshuar për vrasje. Lista kryesohet nga Bedri Noka, 40-vjeçari nga Novoseja e Vlorës. Ai kërkohet nga Belgjika, për shkak se dyshohet si anëtar i një ogranizate kriminale që trafikonte sasi të mëdha kokaine në Europë. Po ashtu 40-vjeçari dyshohet edhe për pastrim parash.
Lista e plotë e të kërkuarve dhe akuzat ndaj tyre:
1. Bedri Noka (40 vjeç) – I kërkuar nga Belgjika për përfshirje në organizatë kriminale, trafik droge dhe pastrim parash.
2. Andi Kuka (31 vjeç) – I kërkuar nga Belgjika për të njëjtat akuza: trafik droge, organizatë kriminale dhe pastrim parash.
3. Taulant Memo (38 vjeç) – I kërkuar nga Greqia për dëmtim financiar mbi 10,000 euro dhe armëmbajtje pa leje.
4. Ergest Memo (40 vjeç) – I kërkuar nga Greqia për të njëjtat akuza si Taulant Memo.
5. Aleks Burreli (56 vjeç) – I kërkuar nga Qipro për komplot për vrasje, përdorim eksplozivësh, zjarrvënie, vjedhje dhe tentativa për vrasje.
6. Romeo Rustemaj (35 vjeç) – I kërkuar në Shqipëri për tentativë vrasjeje dhe arratisje nga paraburgimi.
7. Gazment Nebiu (48 vjeç) – I kërkuar në Shqipëri për vrasje me paramendim, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe armëmbajtje pa leje.
8. Ervis Mecollari (37 vjeç) – I kërkuar nga SHBA për vrasje.
9. Spartak Sageri (51 vjeç) – I kërkuar në Shqipëri për vrasjen e dy ose më shumë personave dhe komplot kriminal.
10. Artan Sulstarova (44 vjeç) – I kërkuar nga SHBA për vrasje të shkallës së parë dhe sulm me armë zjarri.